Dalin pamjet nga Këshilli i Mandateve ku po diskutohet në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaccme për heqjen e mandatit të zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Në pamje shihet se fjalën e kanë marrë kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe kreu i grupit të PS Taulant Balla.

Në sallë janë edhe 3 prokurorë, mes tyre kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Balluku është e pandehur për shkeljet me tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe 450 milionë euroshe. Ajo dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb