Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se opozita nuk do të pranojë një seancë me dyer të mbyllura mbi imunitetin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Në një konferencë nga selia blu, ai u shpreh se nga dosja është vetëm një detaj Top Secret që nuk u lejohet t’ua bëjnë me dije Ballukut, ndërsa të tjerat janë jo sekrete.

Sali Berisha: Që ta ketë të qartë çdo shqiptar. Gjer sot ajo dosje ka vetëm një sekret, dhe ai sekret nuk mund të bëhet publik.
Në interesin e procesit, asnjë sekret tjetër, asnjë dokument tjetër, asnjë material tjetër, nuk është sekret, as dhe videot e tyre nuk janë sekret.
Pra, asnjë nuk është sekret. Ka një element dhe parlamentarët e opozitës në interesin më të mirë të procesit, do ta mbajnë. Nuk do ta bëjnë publik.
Vetë prokurorët për shkak të atij sekreti kanë kërkuar që provat të mos i dorëzohen delinkuentes Ballukut dhe jo të mos i jepen deputetëve.
Seancë të mbyllur për vjedhjet e Edi Ramës ne nuk pranojmë.
Ne nuk pranojmë seancë të mbyllur për vjedhjet e Lubi Ballukut. Jo seanca do të jetë e hapur. Nuk jemi ne si deputet që na kanë vjedhur, janë qytetarët shqiptarë që janë vjedhur prej tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb