Kryetari i PD-së, Sali Berisha teksa u pyet në lidhje me faktin nëse në 22 dhjetor do të ketë skenarë dhune apo jo. Ai tha në një konferencë për mediat se të gjitha opsionet janë të hapura, nga revoltat paqësore, por dhe te grevat e urisë.

“Ne jemi…që të jemi të qartë, forcë politike paqësore. Diktaturën më të dhunshme e mundëm në mënyrë paqësore. Ka revolta paqësore. Kanë oshilacionet e tyre. Grevat nuk thash se do të hynë në grevë deputetët, por janë opsione të hapura. Me Edi Ramën Shqipëria po shkon drejt greminës. Të largohet Edi Rama.”, tha Berisha. |

Ai shtoi se; “Kërkoj largimin e menjëhershëm nga qeveria për të përgatitur zgjedhje të reja. PD dhe opozita kërkojnë shtetin ligjor dhe kushtetuetshmërisë, ndaj u jemi drejtuar qytetarëve me bindje se është radha e tyre për të përcaktuar me revoltë fatin e vendit dhe familjeve të tyre.”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: