Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Duo”, në kuadër të veprimeve për zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre.

Gjatë kësaj jave, dy shtetas dyshohet se kanë kryer disa vjedhje në dyqane të ndryshme në kryeqytet, duke marrë para dhe pajisje elektronike. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta operacionale, shërbimet e Komisariateve të Policisë Nr. 4 dhe Nr. 2 kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e shtetasve E. C., 38 vjeç dhe M. F., 40 vjeç, të dy banues në Durrës.

Sipas Policisë, nga hetimet rezulton se më datë 15.12.2025, këta shtetas kanë vjedhur 8 pajisje elektronike në një dyqan në Yzberisht. Më 17.12.2025, ata kanë vjedhur një shumë parash në një dyqan në rrugën “Bardhyl”, ndërsa më 19.12.2025, kanë marrë një pajisje elektronike në një dyqan në Rrugën e Kavajës.

Gjatë operacionit është sekuestruar edhe automjeti që përdorej nga autorët për kryerjen e vjedhjeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb