Deputeti Erald Kapri, i ftuar në “Programin e Drekës” në Neës24 ka deklaruar se seanca në lidhje me imunitetin e Belinda Ballukut duhet që të mbahet me dyer të hapura, kjo për të siguruar transparencë për një çështje të tillë kaq të rëndësishme.

Ai u shpreh se opozita nuk kërkon që të marrë informacion a i përket të dhënave të USB-në me provat, por të njihen me relacionin e prokurorëve.

Kapri ka paralajmëruar gjithashtu shumë shpejt mund të ngrihen akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Ne kërkuam transparencë. Kuvendi që funksionon në bazë të Kushtetutës dhe Rregullores vetëorganizohet. Çdo deputet mund të marrë pjesë, është rregull i shkruar. Kjo është një çështje sensitive dhe për këtë shkak duhet edhe transparencë. Këshilli i Rregullore në raste të tjera është mbledhur me dyer të hapura. Kësaj radhe ndodhi e kundërta.
Ne nuk kërkojmë të dhënat e USB, por relacionin e prokurorit. Flitet që Balluku ka shantazhuar dëshmitarë, ne kemi të drejtë të informohemi në mënyrë që të nxisim Kuvendin të heqë imunitetin.
Imuniteti po përdoret për të penguar drejtësinë, ndaj protestuam edhe sot.
E dimë që shumë shpejt Rama do të thirret nga SPAK si person në dijeni por ndaj ti mund të ketë një akuzë. Pse e shantazhoi GJK-në Rama? Për të penguar një kërkesë për pezullimin e tij, si dhe po pengon imunitetin sepse ka hallin se mund të jetë ai i radhës”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb