Kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho është sot bashkë me tre prokurorë të SPAK në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku po flitet në lidhje me heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, çka i hap rrugë arrestimit të kësaj të fundit.
I ftuar në “Programin e Drekës” në News24, deputeti Erald Kapri, u shpreh se pjesëmarrja e Brahos në mbledhje është një mesazh për kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij ka nisur një luftë të hapur me drejtësinë.
“Prezenca e Brahos mund të jetë mesazh për Ramës që ka nisur një betejë të hapur me drejtësinë. Ashtu siç po flitet në korridoret e Kuvendit që mund të bëjë ndryshime kushtetuese që t’i ‘presë duart’ SPAK. Kujtoj këtu deklaratat kërcënuese në media kur thoshte: Mos ma prekni telefonin”, tha ai.
