Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë së Tiranës ka konstatuar ndërtime pa leje në një objekt banimi në Njësinë Administrative nr. 9, në rrugën “Bardhok Biba”, duke vendosur masë administrative gjobë dhe urdhër për prishjen e tyre.

Sipas dokumentacionit zyrtar, kontrolli i ushtruar nga IMT ka evidentuar ndërhyrje të kundërligjshme në ambientet e pallatit, përfshirë vendosjen e derës së aluminit me xham, mure me tulla dhe xham, si edhe struktura të tjera arkitektonike, të kryera pa leje ndërtimi dhe në kundërshtim me legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në vijim, IMT ka marrë dy vendime administrative ndaj shtetases Lindita Pustina: vendimin nr. 6009, datë 13 nëntor 2024, për dënimin me gjobë në vlerën 129.348 lekë, si dhe vendimin nr. 3002 të së njëjtës datë, për prishjen e objektit të konsideruar të paligjshëm.

Subjekti i gjobitur ka ankimuar vendimet në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, duke kërkuar marrjen e masës së sigurimit të padisë dhe pezullimin e ekzekutimit të tyre.

Megjithatë, gjykata ka vendosur të mos pranojë kërkesën, duke argumentuar se nuk provohet ekzistenca e një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm dhe se nuk cenohen interesat publike.

Ndërkohë, në një shkresë zyrtare të datës 11 dhjetor 2025, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i është përgjigjur Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Komisariatit nr. 3, duke sqaruar se rasti në fjalë është trajtuar më parë dhe se ndaj subjektit janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore në përputhje me ligjin për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit.

Shkresa Inspektorati

Paralelisht me procedurat administrative dhe gjyqësore, pala e dëmtuar ka ngritur shqetësime serioze lidhur me pasojat që, sipas saj, vijnë nga ndërhyrjet e paligjshme në katin të mësipërm të pallatit.

Sipas një denoncimi, oficeri gjyqësor Bashkim Malaj, së bashku me një ekspert të kriminalistikës, ka qenë në banesë për të konstatuar gjendjen, por në momentin e verifikimit nuk kishte rrjedhje uji për shkak të reshjeve të pakta.

Megjithatë, sipas denoncuesit, situata është përkeqësuar ndjeshëm një ditë më pas, kur uji ka filluar të kullojë në sasi të mëdha mbi tavanin e guzhinës dhe banjos, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim për familjarët.

Sipas të njëjtit burim, persona që ndodhen në katin e mësipërm nuk kanë lejuar hapjen e derës për verifikimin e gjendjes reale të tarracës, ku pretendohet se janë depozituar sasi të mëdha dheu dhe janë ngritur mure pa leje.

Denoncuesi shprehet se për shkak të rrezikut dhe dëmeve të vazhdueshme, banesa është lënë në kushte të papërshtatshme për jetesë, ndërsa autoritetet i kanë bërë me dije se ndërhyrja me forcë në ambientet e sipërme mund të kryhet vetëm me urdhër të Prokurorisë.

Pas vendimit të gjykatës për mospranimin e masës së sigurimit të padisë, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar procedurat ligjore për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për vjeljen e gjobës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb