Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se vlerëson përpjekjet serioze të presidentit të SHBA Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit me Ukrainë. Ai u shpreh se presidenti amerikan është “i sinqertë” në përpjekjen e tij për t’i dhënë fund luftës.

“Të thuash se ne hedhim poshtë diçka ose refuzojmë diçka është e papërshtatshme dhe e pabazuar”, tha kreu i shtetit rus.

Putin shtoi se tashmë “topi është tërësisht në fushën e të ashtuquajturve kundërshtarë tanë perëndimorë, kreut të regjimit të Kievit dhe sponsorëve të tyre evropianë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb