Me tensione dhe debate ka qenë mbledhja e Këshillit të Mandateve ku diskutohej për imunitetin e Belinda Ballukut, çka i hap rrugë arrestimit të ministres së Infrastrukturës dhee njëkohësisht numrit dy të qeverisë.
Gazetari Osman Stafa ka zbardhur debatet nga mbledhja, ku Partia Demokratike kërkoi mbledhje për miratimin e autorizimit për arrestimin e Ballukut të hënën, ndërsa mazhoranca kërkoi 1 muaj kohë. Mbledhja e mbyll nga Kryetari i Kuvendit pa caktuar datë.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, duke iu drejtuar kryetarit ë Komisionit dhe njëkohësisht kryeparlamentarit Niko Peleshi u shpreh: Cakto datën e mbledhjes. Do ta thërrasim me1/2 për të hënën. Nuk ju përgjigjet Rama në telefon, dhe shtyni mbledhjen. Turp.
