Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier–Berat pranë fshatit Velmish. Një automjet tip “Benz” me drejtues Josif Shkëmbin, është përplasur me një mjet bujqësor tip Zetor, dhe për pasojë drejtuesi i mjetit bujqësor i identifikuar si Ani Hazizi, ka mbetur i lënduar.

Ai është transportuar me urgjencë drejt qendrës shëndetësore të Roskovecit, për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe disiplinimin e trafikut.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier–Berat”, automjeti tip Volkswagen që drejtohej nga shtetasi J. Sh., është përplasur me mjetin tip traktor, me drejtues shtetasin M. H.

Si pasojë, shtetasi M. H., u transportua në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit tip Volkswagen, shtetasi J. Sh., po shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb