Deputetja e PD, Albana Vokshi, ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë” ku foli për zhvillimet politike më të fundit, sic ishte mbledhja e Këshillit të Mandateve e cila u mblodh sot për të diskutuar për imunitetin e zv/kryeministres Belinda Balluku, kërkuar nga SPAK.

Vokshi tha se mazhoranca kishte përgatitur skenar për përjashtimin në bllok të deputetëve të opozitës, të cilët u konfrontuan  në seancën e së enjtes me punonjës të gardës.

E për këtë, ata do të duhet të dilnin këtë të premte para Komisionit të Etikës.

“Ulsi Manja thirri Komisionin e Etikës, pasi kishin parashikuar të përjashtonin 7 deputetët, por nuk u eci ky skenar pasi deputetët nuk kishin bërë asgjë.

Qëllimshëm, grupi parlamentar vendosi që anëtarët që ishin pjesë e Këshillit të Mandateve, të mos ishin pjesë e aksionit politik, ishte e paramenduar. E dinim që mazhoranca do shfrytëzonte cdo lloj skenari për të pamundësuar pjesëmarrjen e opozitës në Këshillin e Mandateve”, tha Vokshi.

Albana Vokshi: Mbledhja u mbyll në mënyrë të paprecedent. Niko Peleshi kërkoi disa minuta pushim, kjo pjesë e mbledhjes mund të ishte bërë e hapur. Apriori mazhoranca vendosi të ishte pa mediat, dhe kjo është e qartë pse bëhet.

Nisi dita sot me të njëjtin skenar. Ulsi Manja thirri Komisionin e Etikës, pasi kishin parashikuar të përjashtonin 7 deputetët, por nuk u eci ky skenar pasi deputetët nuk kishin bërë asgjë.

Qëllimshëm, grupi parlamentar vendosi që anëtarët që ishin pjesë e Këshillit të Mandateve, të mos ishin pjesë e aksionit politik, ishte e paramenduar. E dinim që mazhoranca do shfrytëzonte cdo lloj skenari për të pamundësuar pjesëmarrjen e opozitës në Këshillin e Mandateve.

Nuk mund të përjashtohen 29 deputetë on bllok, si ndëshkim kolektiv.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb