Javët e fundit kanë qenë impenjative për Elhaida Danin. Pasi mori përsipër për herë të dytë realizimin e festivalit të fundvitit, ajo ka publikuar edhe projektin e saj të ri në muzikë. Por duket se i gjithë interesi ka shkuar për jetën e saj private dhe lidhjen me Ledjanin. Një veprim i thjeshtë në rrjetet sociale mjaftoi që emrat e Elhaida Danit dhe Ledian Agallijajt të riktheheshin në qendër të vëmendjes.
Heqja e “follow”-it në “Instagram” u interpretua menjëherë nga ndjekësit si shenjë krize, duke hapur rrugë për thashetheme dhe tituj që flisnin për një ndarje të mundshme. Aludimet u përhapën me shpejtësi, duke u kthyer në temë diskutimi në portale dhe komente ‘online’. Megjithatë, sipas burimeve pranë çiftit, këto spekulime nuk kanë asnjë bazë. Marrëdhënia mes këngëtares dhe balerinit vazhdon pa probleme, pavarësisht “zhurmës” virtuale që u krijua ditët e fundit.
Sinjali më i qartë erdhi mbrëmjen e kaluar, gjatë Festivalit të Këngës në RTSH. Ledian Agallijaj publikoi në rrjete sociale një postim që tregonte hapur mbështetjen dhe praninë e tij pranë Elhaidës, pikërisht në një moment kyç të karrierës së saj. Ky gjest u lexua nga publiku si një përgjigje e heshtur ndaj thashethemeve. Kujtojmë se këtë vit Elhaida Dani është drejtoreshë artistike e Festivalit të Këngës, një rol që kërkon përkushtim maksimal dhe angazhim të vazhdueshëm. Në këtë periudhë intensive profesionale, mbështetja e partnerit duket se ka qenë konstante. Por teksa fansat e çiftit u lumturuan nga imazhet e dyshes së bashku, pati edhe nga ata që ngritën disa pyetje rreth heqjes nga lista e ndjekësve ishte për vëmendje apo një debat i vogël mes çiftit shkruan Panorama Plus.
Kujtojmë se shpeshherë të famshmit ‘luajnë’ me ndjekësit duke ngritur dyshimet rreth ndonjë ndarjeje, por nuk e dimë nëse ky është rasti i Elhaidës dhe balerinit. Kujtojmë që në intervistat e fundit, këngëtarja ka folur plot dashuri për partnerin e saj, duke na zbuluar se lidhja është në ditët e tyre më të mira. Siç ka treguar ajo, ai e ka ftuar për të pirë kafe dhe i ka treguar se ishte ndarë nga partnerja që kishte prej 7 vitesh dhe se kishte rënë në dashuri me të.
“Ledi këtë ditë ishte shumë i lumtur kur më rrëfeu gjithçka. Më thotë ‘Elhajda, unë nuk jam më në një lidhje. Unë për ty kam ndjenja sa nuk di më as vetë ta mbaj, nuk më kërcehet, nuk më hahet, nuk më pihet, nuk mundem më, dua të ta them, nuk mundem më, nëse ti më thua që ndjen gjysmën e asaj qe ndjej unë, do të të të bëj njeriun më të lumtur në botë”,- rrëfeu ajo në “The Dalina Show”.
Këngëtarja më tej u shpreh mes lotësh se edhe sot pas tri vitesh nga nisja e lidhjes së tyre, balerinit i shkëlqejnë sytë kur ata janë bashkë.
“Në momentet që ne nuk ishim bashkë, me javë të tëra Ledi nuk më fliste. Tipik shqiptar. Nuk më fliste fare, nuk më shihte me sy dhe unë thosha ky ka ndonjë problem me mua dhe urren gjithë stafin që e ka vënë me mua. Do ketë ndonjë problem që nuk më flet gjatë provave, më fliste vetëm kur kishim shfaqjen. I disiplinuar. Ky miksim shqiptar me pak rus, se është rritur në Azerbajxhan, më çorientoi fare. Kur filloi kërcimi, çdo njeri nga nata e parë mendoi se ishim të lidhur, ndërkohë ne secili në punën tonë”,- u shpreh Elhaida.
