Festat e fundvitit kanë rritur numrin e ardhjes së emigrantëve drejt Vlorës përmes portit të Brindisit.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë regjistruar 288 pasagjerë dhe mbi 70 automjete, ndërsa në ditët në vijim pritet një rritje e mëtejshme e numrit të udhëtarëve raporton për BalkanWeb gazetari Enrik Mehmeti.

Për të përballuar fluksin dhe për të shmangur vonesat, Policia Kufitare ka shtuar numrin e sporteleve, me qëllim përpunimin më të shpejtë të procedurave të kontrollit dhe regjistrimit.

Aktualisht, qyteti i Vlorës lidhet vetëm me portin e Brindisit, duke e bërë këtë linjë pikën kryesore të hyrjes së emigrantëve që kthehen në vend.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb