Kreu i PD-së, Sali Berisha në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale komentoi skandalin Balluku. Ai tha se në kohën kur ishte në qeveri, ministrat e tij e kishin të ndaluar të merreshin me tendera.

Ai tha se nëse do të aplikohej dënimi me vdekje, për Lubi Ballukun do të kishte 3 dënime të tilla kapitale, ndërsa për Ramën 5-fishin.

“Mbyllja e dy dosjeve, ishte licensë për Ramën për të plaçkitur tenderat. Asnjë nga deputetët e opozitës kanë imunitet. Kur ti i vë dy krerët e partive opozitare, qëllimi yt është që të grabisësh zgjedhjet. SPAK u bë levë e Ramës. U arrestova pa asnjë akuzë. Masat ndaj meje u bënë pa më thirrur kurrë. Meta u grabit dhe keqtrajtua në mes të autostradës, si person nën hetim pa asnjë akuzë. Ne japim sinjalin e parë më 22 dhjetor dhe do të vazhdojmë të punojmë për largimin e tij. Duhet të përgatitemi për protesta të qëndrueshme dhe të gjata. Duhet t’i bëjmë me batanije nga shtëpia!”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: