Juljan Shehu po kalon një periudhë pozitive në Poloni te skuadra e Widzew Lodz. Mesfushori i kombëtares është një titullar fiks dhe luan te ky ekip, prej 4 edicionesh.

Përformancat e mira të tij kanë zgjuar interesin e disa skuadrave, ku një prej tyre është Panathinaikos. Klubi grek pëlqen shumë Shehun dhe është gati të hyjë në tratativa me Lodz, për të siguruar shërbimet e tij. Jo vetëm kaq, pas Shehut janë vendosur skuadra si Valencia, ndërsa ka edhe “sirena” nga MLS.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb