Kreu i PD, Sali Berisha, i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në lidhje me pasardhësin e tij.
Berisha tha se nuk është ai që zgjodhi Bashën ndërsa u shpreh se lideri pasardhës do të zgjidhet nga qytetarët.
Ajo që jam unë në këtë mision, largimi i këtij regjimi.
Por shqiptarëve dhe çdo njeriu, i them se kurrë nuk kam menduar dhe nuk mund të mendoj të përgatis liderin pasardhës.
Ajo nuk është detyra ime.
Jo, ajo është e qytetarëve.
Sali Berisha ka me borxh t’u shërbejë atyre me ndershmëri, me vendosmëri, me transparencë, gjersa ata t’i besojnë.
Për sa i përket pasardhësit, liderit, shumë mendojnë se ai që ishte, ishte zgjedhja ime, unë u garantoj se jo, ka qenë zgjedhje e tij në garën që u hap për partinë.
Por unë nuk marr përsipër atë që nuk mund ta bëj kurrë.
Do doja ta bëja.
Sigurisht që çdo njeri do donte ta bënte, por unë kam një vetëdije.
Të tjerë mund të mendojnë se e bëjnë, unë jo, nuk mendoj se e bëj.
Ndaj dhe unë e kufizoj veten time të ndërmarr një veprim të tillë.
Po u rrëfej një të fshehtë timen.
Lulzim Basha bëri gjithçka kundër meje, kam thënë çdo gjë për të, por nuk i kam thënë kurrë vetes se gabova me të, sepse nuk e kam zgjedhur.
Dhe nuk do e zgjedh.
Nuk mund të bëj atë që nuk mund të bëj.
