Në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë intensifikuar kontrollet për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike nga subjekte të paautorizuara.

Si rezultat i kontrolleve, u konstatuan 2 markete, në të cilat mbaheshin në mënyrë të paligjshme sasi lëndësh piroteknike, me qëllim shitjen e tyre.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 shtetase, pronare të marketeve që i tregtonin, konkretisht:

  1. R., 67 vjeçe, banuese në Ersekë, pasi në marketin e saj u gjetën 49 kuti me lëndë piroteknike (2918 kapsolla);
  2. I., 56 vjeçe, banuese në Ersekë, pasi në marketin e saj u gjetën 3 kuti me lëndë piroteknike (170 kapsolla).

Në total u sekuestruan 52 kuti me lëndë piroteknike (3088 kapsolla), të ndaluara për tregtim, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrollet për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm dhe të rrezikshëm të lëndëve piroteknike do të vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb