Situata në rajonin portual jugor të Odesës është “e vështirë” pas përshkallëzimit të sulmeve ruse, ndërsa Moska përpiqet të bllokojë aksesin e Ukrainës në Detin e Zi. Kështu deklaroi Presidenti i vendit Volodymyr Zelensky.

Asnjë proces zgjedhor në Ukrainë nuk mund të mbahet në rajonet e vendit nën pushtimin rus, tha të shtunën Presidenti Volodymyr Zelensky, duke theksuar se votimi mund të zhvillohet vetëm nëse garantohet siguria.

Ai shtoi se Ministri i Jashtëm ukrainas ka filluar përgatitjet fillestare për infrastrukturën e nevojshme për t’u mundësuar ukrainasve që jetojnë jashtë vendit të marrin pjesë në votim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: