Banorët e Njësisë Administrative Levan protestuan sërish në fshatin Boçovë, pasi në tokat e tyre bujqësore ka nisur puna për instalimin e paneleve fotovoltaike nga kompania “Brevi Construction”, me administratore Afërdita Salillarin.
Qytetarët kërkojnë që tokat t’iu rikthehen sërish, pasi është e vetmja mënyrë jetese për ta. Fermeri Sandër Mujo ka kërkuar nga Prokuroria e Fierit të hetojë sa më shpejt çështjen e tyre, ndërkohë që thirrja i është drejtuar edhe kreut të ri të SPAK , Klodian Braho.
Nga ky projekt preken 14 pronarë, të cilët e kanë përfituar tokën në bazë të ligjit 7501 dhe asnjëherë nuk iu është dhënë certifikatë pronësie, ndonëse kanë aplikuar për vite me radhë. Nga ana tjetër, prej një viti këto troje figurojnë të regjistruara në Kadastër në emër të “Brevi Construction”.
Nëse institucionet përgjegjëse do të vijojnë të heshtin do të shkojmë drejt vetëgjyqësisë, deklaruan qytetarët
