Kapet “hajduti i varreve” në Berat. Bëhet fjalë për Romeo Këmbacin, i cili u arrestua. Ai ishte shpallur në kërkim për vjedhjen dhe dhunimin e varrezave të qytetit; sendet e vjedhura i shiste në Skrapar.

Varrezat e Suelasit në qytetin e Beratit janë bërë disa herë pjesë e kronikave, pasi janë dëmtuar dhe dhunuar. Hajdutët hynin në ambientet e brendshme të varrezave gjatë natës dhe shqyenin e vidhnin nga varret gotat dhe materialet e zbukurimit prej bronzi dhe metali, si edhe kangjellat rrethuese, duke dëmtuar gjithashtu mermeret e varreve.

Më pas, të gjitha materialet e vjedhura shiteshin në Skrapar. I identifikuar si “dhunues i varreve”, nëpërmjet pamjeve nga kamerat e sigurisë dhe verifikimeve të kryera në pikat e grumbullimit të hekurishteve në qarkun e Beratit, ai ishte shpallur në kërkim policor. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, në mungesë.

Më në fund, Romeo Këmbaci u arrestua nga policia, nën akuzën e “Dhunimit të varreve”, e parashikuar nga neni 118 i Kodit Penal.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: