Deputeti i PD-së, Klevis Balliu përballë gazetares Nisida Tufa në emisionin ‘Kjo javë’ në News24 deklaroi se në Kryeministri ka pasur një debat të ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut.

Sipas Balliut, Balluku nuk e ka pranuar dorëheqjen, ndërsa ka kërcënuar Ramën se do ta marrë me vete.

“Për shkak të përfshirjes në këtë dosje të vetë Ramës, ai është në debat dhe dilemë për të shpëtuar veten. Ai kërkon të lëshojë Ballukun, por kjo ia ka bërë të qartë se; Nëse më lëshon, s’jam Erion Veliaj, do të marr me vete. Këtë e kemi nga burime tonat të sigurta, serioze. Ju keni refuzuar që të bëheni pjesë e këtyre presioneve, ndaj ju përgjigjën me Kayon. Dhe qëndruat krah të së drejtës. Falë kurajës tuaj qëndruat dhe keni shikueshmëri më të madhe. Balluku që tre muaj më parë krenohen se kishte arritur fuqi në Fier me zgjedhjet, shikoni se ku është sot. Është një debat i Ballukut me Ramën. Ai kërkon që ta largojë, pasi në dosje janë familjarë të tij. Ata janë të pandashëm, fundi i kësaj qeverie ka ardhur. Ska vlerë të diskutohet më. Kemi kapur një zv.kryeministre me 300 apartamente dhe është cënuar AKSHI dhe siguria kombëtare.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb