Deputeti i PD-së, Klevis Balliu është treguar i prerë sa i takon qëndrimit të tij që do të mbajë në protestën e 22 dhjetorit. Ai tha se do të shkojë në atë protestë për revoltë dhe jo për të çuar mesazhe.

Ai tha në emisionin ‘Kjo javë’ në News24 përballë gazetares Nisida Tufa se në protestë do të ketë aksion.

“29 deputetë denoncuan Gys Agasin, dhe nuk pranojnë pezullimin e Lubisë që ka marrë 300 apartamente. Troplini është te Komisioni i etikës, që do të na përjashtojë ne. Ishte në 10:30 këshilli për Mandatet për Ballukut, dhe një pjesë e jona ishte anëtar i atij këshilli, ndaj u shty. Ne ishim të qartë që nuk mund të vazhdohej në normalitet, pasi këta janë terroristë politikë. Ata janë organizatë kriminale. Nëse e bëjmë një gjë të tillë, le të heshtim dhe të kalojmë në diktaturë. Si do të diskutoj me zv.kryeministren kur ajo del me 300 apartamente. Balluku mund të blejë vota me apartamente, aq para ka! Unë po vi për revoltë në protestë. Spo vij më për mesazhe, se skam ça ti çoj më. Se mesazhet ia ka çuar drejtësia. Unë kërkoj që të largohet kjo qeveri.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb