Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi nga Kurbini se Ergys Agasit iu gjetën 4 mln euro shishe vere.
Berisha tha se Agasi është njeri i afërt i kryeministrit Edi Rama, ndërsa SPAK e ka shpallur në kërkim për skandalin e tenderave në AKSHI.
Sali Berisha: Kemi dëgjuar për diktatorë, për hajdutë, për bizhura, diamante, po vetëm njëri prej tyre, që quhej Gys Agasi, një kriminel, kishte në vinotekën e tij shishe vere që s’i ka perandori i Japonisë. 4 milionë euro shishe vere. 33 mijë, 40 mijë euro shishe verës. Të gjitha me paratë tuaja. Të gjitha me paratë e vjedhura. Njeriu më i afërt i kryeministrit ishte ky, i familjes së kryeministrit.
Ky koordinatori i karteleve të drogës që bënte çdo ditë, edhe në qoftë se u kujtohet kthehemi në fushatë, e denoncoja pothuaj çdo natë se i mblidhte i mblidhte Troplinët dhe Çelajt në një lokal tek në një lokal tek shkëmbi i Kavajës. Dhe kur i denoncova aty ndërruan lokali, shkuan në një lokal tjetër.
Ja ky njeri, më i afërt i Edi Ramës, kishte pra shishet e verës në Bodrum ku shkruhej vinoteka e kryeministrit, më të kushtueshme që ekzistojnë.
S’keni parë akoma se çfarë fshehin në kutitë dhe kasafortat e luksit dhe super luksit.
