“Presidenti rus Vladimir Putin është “i gatshëm për dialog” me homologun e tij francez Emmanuel Macron nëse ekziston “vullneti” politik për këtë”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov .
Kjo deklaratë e Peskov erdhi pasi Macron pas samitit të BE-së, tha “se është gati të flasë me Putinin”.
Të dërguarit e Donald Trump kanë zhvilluar një sërë takimesh të ndara me Moskën dhe zyrtarët ukrainas dhe evropianë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë shenjë të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Negociatorët nga Ukraina, vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara u takuan këtë javë në Miami, Florida.
