Nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka ngritur një shqetësim lidhur me ujin e pijshëm.

Teliti ka ngritur akuza për vjedhje të parave të buxhetit, ndërsa nënvizon se qytetarët e Tiranës ende nuk kanë ujë në banesat e tyre. Ndërsa shton se edhe në raste kur ka , uji është i papastër dhe jo i pijshëm.

“Pse na sillni ujë nga këto të blerë, kur uji i Tiranës është aq i pijshëm dhe i pastër. Natë ditë kryetari i bashkisë thotë uji është i pijshëm…Pse nuk ka sillni ujë rubineti ne. Ende nuk kemi ujë në shtëpinë tona. Këto janë paratë e buxhetit”, ka thënë ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: