Sekretari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi u shpreh se Partia e Lirisë mbështet këdo që proteston kundër regjimit.
Në një intervistë në “News24Fundjavë”, Blushi u pyet lidhur me protestën e Adriatik Lapajt, për të cilën u shpreh skeptik.
Blushi theksoi se vlerëson protestën por nuk besoj në “sinqeritetin e aksionit të tij në politikë”.
“Kushdo që proteston ndaj regjimi kriminal, meriton të përshëndetet. Por e kam të vështirë të besoj në sinqeritetin e aksionit të tij në politikë. Unë vlerësoj moralin politik, koherencë dhe mbrojtjen e interesit publik. Tre shtylla që PL me presidentin e saj në burg i ka mbrojtur. Dhe vështirë të gjej koherencën e një tjetër politikani. Vlerësoj protestën, por kur vjen puna tek morali politik kam dyshimet e mia”, tha Blushi.
