Dhuna në Vlorë në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Teutës ka kthyer vite mbrapa futbollin shqiptar.
Klubi vlonjat, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur keqardhje për incidentet e ndodhura ku disa individë hynë në fushën e lojës dhe u përfshinë në përplasje, ndërsa është distancuar nga çdo lloj dhune.
Flamurtari tregon gatishmërinë për të bashkëpunuar me Policinë e Shtetit, për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Në fund, në deklaratën zyrtare theksohet se, “klubi paralelisht, do të intensifikojë punën dhe komunikimin me tifozët dhe grupimet e tyre, në mënyrë që mbështetja për Flamurtarin të jetë e fortë, por gjithmonë brenda respektit dhe rregullave, duke shmangur përsëritjen e episodeve të tilla në të ardhmen”.
Postimi:
