Ambasada amerikanë nëpërmjet një postimi në Facebok ka paralajmëruar qytetarët për dokumentet e emigracionit.
Në njoftim theksohet se mashtrimi për martesë është një krim federal në SHBA dhe se mund të çojë në dënime serioze.
“Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze. Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur”, theksohet në njoftim.
