Policia e Durrësit ka njoftuar zyrtarisht për incidentin e ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, Durrës.
Sipas saj, i plagosuri është një 45-vjeçar nga Tirana i cili dyshohet se, gjatë një konflikti, është goditur me mjet prerës (thikë), nga persona ende të paidentifikuar.
I lënduari ndodhet në spital ku po merr trajtimin e duhur mjekësor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
