Rusia ka deklaruar se mbetet plotësisht e përkushtuar për arritjen e paqes në Ukrainë. Këtë deklaratë e bëri i dërguari special i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, në përfundim të takimeve të zhvilluara gjatë fundjavës në Miami.
Sipas Witkoff, Moska vlerëson përpjekjet dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zgjidhjen e konfliktit ukrainas dhe për rivendosjen e sigurisë globale. Ai nuk dha detaje nëse gjatë këtyre bisedimeve është shënuar ndonjë përparim konkret.
Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme ndërkombëtare, ndërsa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë mbeten në fokus të aktorëve kryesorë globalë.
