“X” ndaj Mainz ishte thjesht një “blof”, një hap fals pa kosto, pasi Bayern Munich nuk njeh rivalë në Gjermani, “thyen” me “poker” golash Heidenhaim duke e dërguar diferencën në 9 pikë me B.Dortmund, rivalin më të afërt. 15 minuta lojë i mjaftuan për të zhbllokuar ndeshjen, me Stanisic që me kokë brenda në zonë dërgoi topin në rrjetë. Bayern nuk e vendosi ndeshjen për asnjë moment në dyshim dhe në minutën e 32-të, sërish pas një rrëmuje në zonë, ishte Olise që dyfishoi shifrat.

Heidenham u përpoq të qëndronte në lojë, të paktën deri në minutën e 86-të ku Diaz trefishoi shifrat. Nuk mund të mungonte në këtë “banket” as Harry Kane me “bomberin” anglez që kompletoi “pokerin” e golave.

Me këtë finalizim, Harry Kane mbyll vitin në kuotën e 60 golave. Gjithashtu kapiteni i “Tre Luanëve” me këtë gol jep kontributin e tij në 100 gola më fanellën e Bayern Munich, 81 gola dhe 19 asiste në 78 ndeshje, lojtari që kap më shpejt këtë shifër në historinë e Budesligës.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb