Niclas Fullkrug është vetëm një hap larg për t’u shndërruar në “djall”, është ai i përzgjedhuri i Igli Tares për të marrë rolin e “pykës” te Milan, numrin 9-të që Allegri e kërkon me insistim. Tare ka gjetur akordin total me West Ham, me anglezët që pranuan ofertën, huazim i thatë deri në fund të sezonit me të drejtë blerje për 13 milionë euro.

Përcaktues në këto negociata ishte vetë lojtari, me sulmuesin gjerman që pranoi një ulje të ndjeshëm të pagës, në Milano do të përfitojë 1,3 milionë euro. Objektivi i radhës i Milan është që të mbyllin këtë marrëveshje brenda Krishtlindjeve, të kryej vizitat mjekësore brenda vitit, në mënyrë që Fullkrug të jetë menjëherë në dispozicion në fillim të 2026.

La Gazzetta
La Gazzetta

Sipas mediave italiane, gjermani pritet të jetë në Milano këto ditë, në mënyrë që stërvitet me pjesën tjetër të ekipit. Plani i Tares dhe Allegrin është që Fullkrug të jetë në fushë për sfidën e 8 janarit kundër Genoa-s në “San Siro”. “Fullkrug në Milan, është ai numrin 9-të”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: