Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se ajo që ndodhi gjatë të enjtes në Kuvend, me flakadanë, kaos dhe tension, ishte vetëm një reagim pasi deputetëve të opozitës iu ndërprenë hapësirat e saj në Parlament.
Në një deklaratë nga selia blu, Berisha tha se beteja do të vijojë brenda dhe jashtë Kuvendit.
“Parlamenti do të shndërrohet në tempullin e lirisë së shqiptarëve. Beteja jonë vijon në Kuvend, rreth dhe jashtë tij. Kurrë nuk jemi gjetur kaq rrugë shtruar dhe punë mbaruar si këtë radhë. Ajo që patë në Kuvend ishte pasojë pasi na u mbyll çdo hapësirë.
Rama mori Parlamentin pasi mori GJK. Shkelmoi Rregulloren e Kuvendit”, tha ai.
