Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, të cilët u kapën me një sasi kanabisi dhe mjete piroteknike në makinë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet . M., 19 vjeç dhe E. A., 20 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit K. M., 19 vjeç dhe E. A., 20 vjeç, sepse 19-vjeçari u konstatua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke hedhur nga dritarja e automjetit me të cilin lëvizte, dyshohet një sasi Cannabisi, për të cilën dyshohet se ka patur dijeni 20-vjeçari. Nga kontrolli i mëtejshëm në automjetin me të cilin lëviznin ata, u gjetën lëndë piroteknike. Lënda narkotike u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me lëndët piroteknike.”, sqaron policia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: