Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti u shpreh në studion e News24 me Megi Latifin se abuzimet e niveleve të larta të qeverisë janë të faktuara tanimë, por ajo që duhet të ndryshojë tha ai, është qasja e opozitës.
Ai tha se PD duhet të frymëzojë qytetarët dhe të kthehet në alternativë qeverisëse.
“Opozita duhet të frymëzojë me shembuj që të marrë mbështetje reale nga njerëzit. Kemi sot qeverinë më të korruptuar përballë. Diskutohet për qindra apartamente, kur sot një çifti të ri i duhen 75 vite të sigurojë një shtëpi. Gjeopolitikisht është moment i mirë për opozitën që të bëjë rotacion. Por Rama nuk do rrëzohet vetë, apo do dorëhiqet dhe largohet, por duhet punuar. Jo se PD s’ka bërë opozitë, shqiptarët e dinë që Rama, Balluku, Veliaj kanë vjedhur, ekspozimi i fakteve është bërë, por tani jemi në moment tjetër, që të kthehemi në alternativë qeverisëse për të bërë rotacionin politik”, tha ai.
Ilir Alimehmeti: Numrat në protestë patjetër që na ndihmojnë, por kjo vlen për demokracitë funksionale. Shembulli ndihmon më shumë. Frymëzimi, opozita duhet të frymëzojë me shembuj që të marrë mbështetje reale nga njerëzit. Kemi sot qeverinë më të korruptuar përballë. Diskutohet për qindra apartamente, kur sot një çifti të ri i duhen 75 vite të sigurojë një shtëpi. Gjeopolitikisht është moment i mirë për opozitën që të bëjë rotacion. Por Rama nuk do rrëzohet vetë, apo do dorëhiqet dhe largohet, por duhet punuar. Jo se PD s’ka bërë opozitë, shqiptarët e dinë që Rama, Balluku, Veliaj kanë vjedhur, ekspozimi i fakteve është bërë, por tani jemi në moment tjetër, që të kthehemi në alternativë qeverisëse për të bërë rotacionin politik. Duhet mbështetja e faktorit ndërkombëtar. Sot do të doja të kishim një protestë të fortë, një protestë me qëndrueshmëri. Protestat që vijnë nga lart poshtë, që organizohen në këtë rast nga PD është tejet e rëndësishme qëndrueshmëria, shembulli se kjo frymëzon bazën dhe anasjelltas ata mbështesin më pas elitën e partisë, kuptohet brenda kufirit etik dhe ligjor, sicc është greva e urisë – pra një aksion që komandon mbështetje. Në Parlament nuk pashë dhunë, u ndez një flakadan, pashë Gardën të ndërhynte me forcë të godiste deputetët e PD. PS përjashtoi pastaj 29 deputetë të PD, të vetmen arsye se të nesërmen ishte për t’u diskutuar imuniteti i Ballukut.
