Ish-lojtari i Liverpool dhe një nga legjendat e klubit, Steven Gerrard tha se ka besim se Slot mund të dërgojë skuadrën aty ku i takon. Ndërkaq, Gerrard tha se është gati që t’i përgjigjet pozitivisht klubit, sa herë që të ketë nevojë.
“Nuk dua që Arne Slot të shkarkohet. Dua që ai ta stabilizojë situatën dhe ta rikthejë Liverpoolin aty ku i takon.
U kritikova nga të gjitha anët kur u fitua titulli sezonin e kaluar, por do të jem brutalisht i sinqertë: do të hidhesha për të ndihmuar Liverpoolin në çdo mënyrë dhe në çdo kohë”- tha Gerrard.
