Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka në një intervistë për “News24” në prag të protestës së opozitës bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen këtë të hënë në këtë protestë.

Ai tha se dosja e AKSHI tregoi se krahas korrupsionit, kryeministri Rama kishte krijuar një “kopsht” privat që ishte AKSHI dhe jepeshin qindra miliona euro për familjarët e tij dhe se kushdo që kundërshtonte merrej peng.

Noka paralajmëroi se nga sot do të nisë një seri protestash deri në krijimin e një qeverise teknike dhe se këtë panoramë të keqqeverisjes shqiptarët e kanë me prova.

“Sot PD dhe opozita shqiptare kanë ftuar qytetarët që të vërshojnë në bulevard për të protestuar, ndaj vjedhjes krimit të organizuar që ka kapur shtetit. Deri tani ishte opozita ajo që denonconte korrupsioni. Dosja Ballukut është pasqyra e një qeverisjes 12-vjecare e Edi Ramës dhe bandës së tij. Një qeveri ka funksionuar si bandë për të vjedhur qytetarët. Të dhënat sensitive, personale dhe çdo e dhënë sekret shtetëror ndodhet në duar e Gys Agasit dhe karteleve të drogës. Dosja e AKSHI-t dhe dosja Agasi janë nga më të rëndat. Askus nuk besonte se një narkoshtet në qendër të Europës do të ishte ngritur…”, tha ai, duke shtuar: “Opozita ka përpiluar një skenar të reagimit ndaj kësaj qeverie deri në gjunjëzimin e saj. Ne do vazhdojmë të jemi aty deri sa regjimi të rrëzohet”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb