Ish-trajneri i Milanit, Sergio Conceicao, thotë se nuk është mbështetur në mënyrë të mjaftueshme nga drejtuesit e kuqezinjve, gjatë qëndrimit të tij në krye të kësaj skuadre.
‘Klubi nuk kishte stabilitet, rreth skuadrës ambienti nuk ishte i mirë-shtoi Conceiçao-për këtë arsye vlerësoj shumë atë cfarë kemi bërë. Për më tepër, drejtuesit e klubit nuk më mbështetën.
Po ju jap një shembull. Pasi fitova Superkupën, luajtëm me Cagliarin. Në atë periudhë po qarkullonin zërat që klubi po monitoronte trajnerë të tjerë. Unë mendoja të punoja dhe të fitoja me peshën e rezultateve mbi shpatulla. Nuk pata kohë të punoja në të gjitha nivelet. Me disa ndryshime do të kisha qëndruar.
Futbollistët nuk më tradhtuan, ishin me mua. E tha edhe Theo. Pas ndeshjes me Feyenoordin kur njerëzit thonin se ai e kërkoi vetë qëllimisht kartonin e kuq, e mbrojta. Ishin të shumtë ata që më shkruan kur u largova. Kërkoj shumë, por kur duhet, e lejoj dhe relaksin. Nëse dikush paraqitet me 1 kg më shumë në peshë apo me vonesë e gjëra të tilla, unë nuk mund të bëj tolerime. Në fund të fundit për mua futbollistët janë të gjithë njësoj”- tha ai.
Me Conceicaon si trajner, Milan fitoi Superkupën e Italisë vitin e kaluar.
