Në orën 18:00 opozita do të nisë protestën e paralajmëruar para Kryeministrisë. Flamur Noka në një intervistë në “Neës24”, tha se qytetarët duhet të protestojnë pasi prej 12 vitesh janë vjedhur.
Ai gjithashtu shtoi se opozita është për protestë dhe jo akte dhunë.
“Refreni ynë ka qenë dhe do të jetë qeveria teknike. Sot kemi të bëjmë me një bandë plaçkitësh. Të shkojnë ministrat si zara në zyrën e Agasit…Të shkojnë drejtorët në zyrën e koordinatorit, kjo tregon se shteti ka rënë dhe narkoshteti është i krijuar. Berisha ka thënë se “është thjesht një gjë që dihet botërisht. Çdo forcë politike që nuk arrin do të realizojë misionin e saj është e destinuar të dështojë”, tha ai, duke shtuar: “Ne jemi për protestë dhe jo për akte dhunë. Revoltën e qytetarëve do ta orientojmë drejt kreut të narkoregjimit…Sot me prova dhe fakte, zë dhe figurë qytetarë të Tiranës keni parë prej 12 vitesh se jeni të vjedhur nga Rama e Balluku. Të dhënat tuaja sekrete janë në duart e karteleve të krimit të organizuar”
Një koment Noka e ka dhënë edhe për drejtësinë, duke thënë se shpreson që kreu i ri i SPAK të bëjë betejën që duhet kundër korrupsionit.
“Nuk po qeveris opozita. E keqja në këtë vend është mazhoranca dhe t’i shpallë luftë opozitës, kur kartelet kontrollojnë dhe diktojnë gjithçka nuk besoj se është gjëra e duhur. Altin Dumani në mandatin e tij ka qenë ushtari i Edi Ramës. Uroj që kreu i ri i SPAK të dijë kush janë aleatët dhe të orientojë atë institucion në bëtejën që duhet. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit elektoral”, tha ai.
