Ndeshja e sotme në Kupën e Afrikës mes Mali dhe Zambia është mbyllur me një barazim dramatik 1-1, falë një goli të shënuar në minutat shtesë.

Mali dominoi takimin dhe pasi humbi penallti me anë të El Bilal Toure, ia doli që të gjente avantazhin në pjesën e dytë me anë të Sinaiko. Por kur dukej se kishte siguruar tre pikët, erdhi goli i sulmuesit Patson Daka. Në minutën e 92-të ai goditi saktësisht me kokë në zonë duke shënuar golin që do të vuloste barazimin 1-1.

Megjithatë, pas golit jo gjithçka shkoi sipas planit për Daka i cili tentoi të bënte një kërcim akrobatik, por vendosi duart keq dhe ra në kokë në tokë, duke trembur jo pak shokët e skuadrës të cilët menduan se mos kishte pësuar një dëmtim të rëndë. Për fat ishte vetëm pak frikë e momentin për sulmuesin e Leister dhe asgjë më shumë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb