Ernest Muçi sërish protagonist. Sulmuesi i kombëtares ka realizuar golin e radhës me fanellën e Trabzonspor.

Muçi mori përsipër ekzekutimin e një penalltie në ndeshjen e kampionatit ndaj Genclerbirligi . Pavarësisht se portieri i kuptoi krahun 24-vjeçarit, topi përfundoi në rrjetë.

Për Muçin ky ishte goli i shtatë në kampionat me këtë ekip. Kujtojmë që te Trabzonspor ai është në huazim, pasi kartoni zotërohet nga Besiktas.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb