Aksioni opozitar ditët e ardhshme tha Berisha do të jetë Kryeministria, Parlamenti e Surreli pasi sipas tij janë qendrat e krimit.

Berisha u shpreh se aferat në të cilat është përfshirë qeveria janë të paimagjinueshmet dhe se mazhoranca ka vjedhur paratë e shqiptarëve. Ai theksoi se Kryeministria është kthyer në një “ndërtesë të krimit, ashtu si edhe Parlamenti sipas tij dhe Surreli.

Më tej shtoi se Kryeministria Rama nuk jepet dorëheqjen dhe se opozita nuk do ndalet deri sa të largohet.

“Do të jetë Kryeministria, Parlamenti, Surreli janë qendrat e krimit. Ky parlamanet është ndërtuar mbi një farsë elektorale. Kryeministria është një ndërtesë krimit. Sot dalin me afera më të paimagjinueshme…Këto tre qëndra do jenë në fokusin e popullit protestues,, me radhë. Shpëtim nuk ka, Rama është në rrethim. Ai nuk jep dorëheqjen do ta heqim ne..”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb