Kreu i PD Sali Berisha ka dhënë një mesazh të qartë në këtë protestë, se opozita nuk tërhiqet.

Ai theksoi se beteja nuk do ndalet deri në realizimin e qëllimit të saj. I pyetur për Ervin Salianjin i cili iu bashkua protestës, Berisha tha se kushdo është i mirëpritur.

“Çdo njeri që vjen është i mirëpritur. AKSHI është Surrel”, tha ai.

Më tej Berisha tha se “afera më e padëgjuar ndonjëherë në histori i ka rrënjët në Surrel”

“Afera më e padëgjuar ndonjëherë në histori i ka rrënjët në Surrel. Gjithçka është bërë, mund të jenë zhdukur njerëzit, nuk e di, por tre herë janë marrë peng, kjo dihet.
Unë dija vetëm një, këto kohë dolën që janë dy të tjerë. 700 milionë euro, çdo gjë për familjen, që Armandi të pasuronte familjen Rama.
Atëherë ai është një pallat krimi atje.
Nuk ka diskutim kjo. Aksioni i sotëm mbyllet tek selia. Thashë të bëjmë një xhiro këto që misionarët e lirisë të bëjnë një njohje të terrenit në çdo anë…
…Pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht e kënaqshme. Ishte historike edhe mbështetja, edhe entuziazmi, edhe të gjitha….
Opozita ka vetëm betejë….”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: