Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar nëpërmjet një mesazhi ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha pas protestës së mbajtur para Kryeministrisë.
Në përfundim të protestës, u hodhën molotov drejt Kyeministrisë. Përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, me pamje të Berishës që valëvit flamurin përballë flakëve, Balla shkruan:
“Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë!”
