Nëntë persona u plagosën, tre prej të cilëve rëndë, kur një makinë e drejtuar nga një grua 56-vjeçare u përplas me një turmë njerëzish në fshatin Nanspit në Gelderland të Holandës , gjatë një parade festive.

Siç raportohet nga dutchnews, qytetarët kishin dalë për të parë një procesion kamionësh të zbukuruar me drita, i cili zhvillohet çdo vit para festave të Krishtlindjeve.

Policia thotë se incidenti nuk duket të ketë qenë i qëllimshëm, por hetimi i tyre është duke vazhduar.

“Kishte shumë njerëz në dhe përreth rrethrrotullimit dhe përgjatë rrugës”, tha një dëshmitar. “Makina duket se ka ardhur nga një rrugë anësore dhe ka kaluar rrethrrotullimin diagonalisht përmes turmës, ka goditur një gardh dhe ka përfunduar në një fushë”, shtoi ai.

Shoferi u plagos lehtë dhe u arrestua më vonë.

Të plagosurit u dërguan me ambulancë në spitalet e zonës, ndërsa një helikopter u dërgua gjithashtu në vendngjarje për transportim ajror.

“Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre”, tha Rob Yetten, i cili pritet të bëhet kryeministri më i ri në historinë e Holandës. 38-vjeçari Yetten shprehu gjithashtu “mirënjohje të pakufizuar dhe respekt të madh për shërbimet e emergjencës që po bëjnë gjithçka që munden për të ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb