Mjetet ajrore pa pilot ( UAV ) ruse goditën infrastrukturën portuale dhe një anije në Odessa të Ukrainës, tha guvernatori rajonal Oleh Kiper në një postim në platformën Telegram.

Ky ishte sulmi i dytë rus me UAV në më pak se 24 orë. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.

Në javët e fundit, forcat ruse kanë shtuar sulmet e tyre në këtë rajon të Ukrainës jugore. Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar të përshkallëzojë sulmet në portet ukrainase në hakmarrje për sulmet me dronë ukrainasë ndaj të ashtuquajturës flotë në hije të Rusisë në Detin e Zi dhe Mesdhe.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb