Një burrë u vra nga forcat amerikane gjatë një sulmi të synuar ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge që po lundronte në ujërat ndërkombëtare në Paqësorin Lindor , u njoftua herët këtë mëngjes.
Sipas përditësimit zyrtar, të publikuar në platformën X, kishte informacione se anija po transportonte drogë të paligjshme dhe po lëvizte në një nga rrugët detare më famëkeqe të tregtisë ndërkombëtare të drogës në rajonin e Paqësorit Lindor.
Në të njëjtin postim, u publikua edhe një video 24-sekondëshe, që regjistron momentin e sulmit, me anijen që goditet dhe shpërthen në det.
Të paktën 105 persona janë vrarë në sulme ndaj anijeve të dyshuara për transport droge, si pjesë e një fushate të quajtur Operacioni Shtiza Jugore, të cilën administrata Trump thotë se synon të frenojë trafikimin e drogës. Ushtria amerikane kohët e fundit goditi dy anije të dyshuara për transport droge në Oqeanin Paqësor lindor javën e kaluar, duke vrarë pesë persona.
SHBA-të kanë rritur veprimet e tyre ushtarake në Amerikën e Jugut në muajt e fundit, duke u përqendruar në Venezuelë, një komb që Presidenti Donald Trump e ka akuzuar për vjedhjen e “naftës, tokës dhe aseteve të tjera” amerikane.
