Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme u takua në Shkup me zonjat deputete shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Spiropalit, në këtë takim me zonja nga forca të ndryshme politike pati një mesazh të përbashkët: kur flasim për shqiptarët si komunitet shtetformues dhe për rrugën europiane, kemi nevojë edhe për më shumë bashkëpunim dhe më pak ndarje.

Spiropali theksoi se rritja e pranisë së grave shqiptare në Kuvend është një shenjë e mirë për vendimmarrjen, për dialogun dhe për një shoqëri më gjithëpërfshirëse.

Postimi:

🇦🇱🇲🇰 Shkup | Një tryezë e përbashkët me zonjat deputete shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Bashkë! Për një moment, partitë mbetën mënjanë dhe në qendër ishte ajo që ka më shumë vlerë: një bisedë e hapur për të ardhmen.

Nga forca të ndryshme politike, por me një mesazh të përbashkët: kur flasim për shqiptarët si komunitet shtetformues dhe për rrugën europiane, kemi nevojë edhe për më shumë bashkëpunim dhe më pak ndarje.

Më gëzon fakti që, vit pas viti, po rritet prania e grave shqiptare në Kuvend. Është një shenjë e mirë për vendimmarrjen, për dialogun dhe për një shoqëri më gjithëpërfshirëse.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb