Në Kukës është shfaqur një arushë së bashku me katër këlyshët e saj. Foto është shkrepur mëngjesin e sotëm në fshatin Kolesjan, ku arusha është parë duke lëvizur në rrugën kryesore të zonës.

Banori i fshatit Kolesjan Nik Ismailja i cili ka arritur të fiksoj këtë foto tregon momentin që është përballur me arushën dhe të vegjlit e saj.

“Isha në makinë po shkoja në shtëpi. Papritur në një prej kthesave të fshatit Kolesjan u përballa më arinjtë. U shtanga dhe u tremba dhe kam qëndruar në makinë për rreth 2 orë derisa kanë lëvizur nga rruga dhe janë futur në pyll. Rruga ku janë shfaqur është rruga kryesore. Kam arritur të bëj vetëm një foto, pasi isha i trembur dhe nuk kam lëvizur nga makina. Nuk kam arritur të bëj video nga frika”, shprehet ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb