Kreu i PD Sali Berisha, në një deklaratë nga selia blu, u shpreh se kryeministri Edi Rama po bën gjithçka që të fitojë kohë. Sipas tij kreu i qeverisë po bën çdo gjë që të nxjerrë gjithçka nga përgjegjësia ligjore.

Berisha: Rama po blen kohë për vepra të zeza, është i aftë të ndryshojë çdo ligj të nxjerrë gjithçka nga përgjegjësia ligjore Kjo do shënonte asgjësimin politik dhe vdekjen e opozitës. Ndaj kjo betejë është :Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri. Me këtë himn u ngritëm në ’98 dhe fituam.
Rama tenton të përdorë mandatet si bajoneta që të mbrojë veten e tij por gabohet, gjithçka është tashmë në duart e qytetarëve. Mbrëmë u shkarkua nga detyra nga qytetarët. Një mjeran që fshihet pas Ballukut dhe Agasit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: